“Sot ne politikanët duhet të heshtim”, Gramoz Ruçi shkon në qendrën e votimit i vetëm, pa asnjë familjar

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i është drejtuar pak momente më parë qendrës së votimit, ku po ushtron të drejtën kushtetuese të votës.

Ruçi është parë që të ngjisë shkallët e Liceut i vetëm, duke zgjedhur që të mos shoqërohet nga bashkëshortja e tij, të cilën preferon që ta mbajë jashtë vëmendjes së mediave. Kreu i Kuvendit tha se e sotmja do të jetë një ditë fitoreje për të gjithë qytetarët, ndërsa nga nesër tha se fituesin dher humbësit duhet që të pranojnë rezultatin pa eufori dhe panik.

“Sa keq më vjen që e nisni këtë ditë të shenjtë për qytetarët me pyetje të tilla, sot është dita e qytetarëve, dhe unë kam bindjen që sot do të fitojë qytetaria, ne politikanët duhet të heshtim, të ndjekim procesin, dhe sigurisht që ti nënshtrohemi sovranit për katër vitet e ardhshme. Kushdo që mundohet të bëjë pis procesin, do të dështojë, nga nesër e tutje do të ketë një fitues dhe një humbës, ajo që unë doja të thoja është që humbësi ta pranojë humbjen pa panik, dhe fituesi ta pranojë fitoren pa eufori”, u shprej Ruçi pas votimit.

Këto janë zgjedhjet e 10 parlamentare që mbahen në vendin tonë, që nga nisja e pluralizmit politik, ku njihen vetëm 2 raste të zgjedhjeve të parakohshme, ato që janë mbajtur në vitin 1992 dhe 1997.

Ndërkohë 7 procese normale zgjedhore janë (1991, 1996, 2001, 2005, 2009, 2013 dhe 2017). Vetëm zgjedhjet e vitit 1991 kanë qenë në mazhoritar. Zgjedhjet 1992-2005 janë zhvilluar me një sistem miks, 100 (115) zona në mazhoritar dhe 40 (25) mandate në proporcional.

Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 u vendos kalimi në sistemin proporcional rajonal, me lista të mbyllura dhe me prag minimal zgjedhor 3%. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2020 u vendos ulja e pragut elektoral në 1% dhe aplikimi për herë të parë i listave të hapura proporcionale.

Numri i deputetëve ka ndryshuar vetëm në dy raste: më 1991 u ruajt numri i deputetëve i legjislaturave të fundit të periudhës komuniste (250 deputetë), si dhe më 1997 u ruajt sistemi i vitit 1996 me rritjen e numrit të deputetëve në proporcional nga 25 në 40 vende, për pasojë, parlamenti kishte 155 deputetë.

Prej ’96 numri i ulëseve në Kuvend është 140, ndërkohë që në këtë vit janë 12 parti dhe koalicione që garojnë në 12 qarqe të vendit, dhe në vetëm 4 prej tyre garojnë si të pavarur kandidatët që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes, dhe Elton Debreshi, që vjen nga radhët e minatorëve dhe kandidon në qarkun e Dibrës.

Nëse kthehemi pas në kohë pjesëmarrja në zgjedhje ka ndryshuar mjaft, në krahasim me vitet e para të demokracisë. Në zgjedhjet e viteve 1991-1992, kur shteti kishte të dhëna të sakta të numrit të qytetarëve me të drejtë vote, janë regjistruar edhe shifrat më të vogla të numrit të zgjedhësve në listë dhe përqindjet më të larta të pjesëmarrjes në votime.

Gjatë viteve raportet janë përmbysur. Në zgjedhjet e fundit parlamentare më 2017 pjesëmarrja në zgjedhje ishte 46,76%. Nga mbi 3.4 milionë qytetarë të regjistruar në listën e zgjedhësve votuan 1.613.810 zgjedhës. Sipas INSTAT numri i popullsisë më 2017 ishte 2.876.591, shifër shumë më e vogël sesa numri 3.452.324 i zgjedhësve në listë.

Si vijnë forcat politike në këto zgjedhje

Partia Socialiste e Edi Ramës kërkon besimin e elektoratit për të marrë mandatin e tretë qeverisës, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këto 30 vite të tranzicionit shqiptar që një forcë politike të qeverisë më shumë se 8 vite.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama është akuzuar gjithnjë e më shumë për sjelljen e tij autokratike, në përplasje të vazhdueshme me mediat dhe opozitën, ndërkohë që vendi ende nuk ka të ndërtuara të gjitha organet e drejtësisë, që të mundësonin një balancim të pushteteve. Për 2 vite Kuvendi ishte i gjithi në dorë të socialistëve, pas vendimit të paprecedentë të opozitës për të djegur mandatin dhe pët tu rikthyer në Kuvend.

25 Prilli do të jetë një test më vete dhe për Lulzim Bashën, i cili në këtë fushatë ka zgjedhur që kostot ti marrë përsipër vetë të gjitha, pa asnjë kandidat që fliste në takimet me simpatizantët nga një shesh i qyteteve në një tjetër.

PD që ai drejton në këto zgjedhje në ndryshim nga Rama, që garon i vetëm, mori në koalicion me lista të përbashkëta të gjithë aletët e viteve të vështira në opozitë, duke iu garantuar krerëve të këtyre partive më të vogla, një vend të sigurt në listat shumëemërore.

Edhe pse me LSI kanë bërë një marrëveshje parazgjedhore, palët e kanë bërë të qartë, se nëse PD merr e vetme 71 mandate, atëherë nuk ka pse të kushtëzohet një marrëveshje pazgjedhore.

(E.K/Faxweb.al)

Zjarr Tv Ad