Ish kryedemokrati, Lulzim Basha dhe deputeti i PD, Gazment Bardhi kanë reaguar për ndarjen nga jeta të ish presidentit Bujar Nishani. Nëpërmjet postimeve në rrjetet e tyre sociale, ata kanë shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të tij.
Postimi i Plotë i Lulzim Bashës:
Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!
Postimi i Plotë nga Gazment Bardhi:
Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie. Ndarja e parakohshme nga jeta e Presidentit Bujar Nishani na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!