“Sot prindërit gëzohen kur fëmijët ikin jashtë vendit”- Grida Duma: ‘Vela’ e Shqipërisë po emigron çdo ditë, prandaj kjo anije nuk lundron dot

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma foli në Kuvend për emigrimin e shqiptarëve jashtë vendit duke hequr paralele me situatën pas vitit 1990. Ajo u shpreh se sot prindërit gëzohen kur fëmijët ikin në emigrim ndërsa shtoi se vela e Shqipërisë që është rinia po ikën çdo ditë prandaj anija jonë nuk lundron dot.

“Ne kemi detyra të mëdha. Të mos sillemi sikur jemi udhëheqësit e botës. Nëse gjërat dështojnë është faji i qeverisjes. Po të studiosh mënyrën si i drejtoheni parlamentarëve ju bëni një recitim të realizimit komunist për të glorifikuar shefin.

Të kesh një klasë qeverisëse që të thotë njëherë të vetme që nuk munda të bëj një gjë por i kam bërë të gjitha, kur qytetarët jetojnë me 5 dollarë në ditë. Dhe pastaj ju vini në çdo dalje dhe thoni i kemi bërë të gjithë. Pyeta zv/ministrin dje a ia del dot ti me 110 mijë lekë të vjetra, ai uli kokën. Nuk thonë jo. Kanë frikë nga e vërteta. Studentët thanë duam 100 dollarë në muaj. Kreu i thotë që kur ju dëgjova ju nuk meritoni asgjë.

Ata janë shkëlqim që vazhdojnë janë akoma këtu. Prindërit sot gëzohen që po përcjellin fëmijët në emigrim. Shyqyr që e dërgova jashtë vendit. Vela më e madhe e anijes së Shqipërisë është rinia. Ju e keni çuar velën jashtë vendit, prandaj kjo anije nuk lundron dot”, u shpreh Grida Duma.

Zjarr Tv Ad