“Sot, takuam shokët tanë!”- nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Erion Veliaj vizitë në Hagë: Po gjykohet lufta dhe jo individët

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kanë vizituar këtë të premte ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Hoxhaj përmes një postimi në facebook, ku mes të tjerash shkruan se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë të vendosur për të fituar betejën në Hagë ku po gjykohet lufta çlirimtare dhe jo individët.
“Sot, takuam shokët tanë në Hagë!

Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së”, shkruan Hoxhaj në facebook.

Zjarr Tv Ad