“Sot u përcaktua opozita reale”/ Nesho tregon pse Rama ka dështuar në këto zgjedhje

0
328
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diplomati Agim Nesho ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit për gjashtë bashki të vendit. Sipas diplomatit, Rama është humbësi më i madh dhe se vendi ka fituar opozitën reale pavarësisht nga presioni i ndërkombëtarëve.

“E shoh që këto zgjedhje plus fakteve që kolegët po thonë për zgjedhjet në Shkodër si duhet të funksiononte opozita, por në pikëpamjen makro është një humje e Edi Ramës.

Ky është pushteti i një diktatori i cili ka kapur shtetin dhe numri i ulët i votuesve është raporti që ka populli me pushtein real që është Edi Rama.

Rama ka dështruar në dy aspekte, e para në marrëdhëniet rajonale sikur ky është një stabilizues i Ballkanit, dështoi Open Balkan dhe ky dështoi me atë që pamë dhe lidhjet e regjimit të Vuçiçit me Rusinë dhe kjo është humbja e parë.

Dhe e dyta ka të bëjë me shtyrjen e një rezolute sot, e cila mesa duket do mbarojë konflikti dhe parlamenti shqiptar mos të ketë guximin që të mos i prishi qejfin Vuçiçit.

Të gjitha këto ky është një humbës i madh. Së dyti këto zgjedhje përcaktuar se kush është opozita reale pavarësisht se ne e dinim por sigurisht presioni i ndërkombëtarëve të futur edhe nga loja e brendshme, Rama për të fituar terren, ka projektuar dhe ka sjellë që vetë ndërkombëtarët të bien në këtë gabimin e non gratës për ti shërbyer atij në momente të tjera”, tha Nesho nw Task Force.

Zjarr Tv Ad