Sot viktima është autori i “krimit”……

0
643
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Adriana Kalaja

Nëpërmjet medias mora vesh lajmin e hidhur se qytetari Qani Muça kishte plagosur një punonjës të IMT Tiranë.

Për momentin u ligështova shumë.
Më shumë për autorin se të plagosurin.
Pse do thoni ju?

Para disa ditësh, Qaniut një mik i përbashkët i kishte dhënë numrin tim për një problem që kishte lidhur më banesën ku jetonte.

Përgjatë këtyre ditëve kam kontaktuar me z. Qani duke marë përsipër përfaqësimin ligjor falas si dhe për të bërë ankimin ndaj vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë (fotot 1 dhe 2), ku kjo gjykatë kishte rrëzuar kërkesën e z. Qani Muça për “sigurimin e padisë”, pra që objekti të mos shembej derisa të zgjidhej çështja me themel.

Po kështu klienti im, z. Qani Muça kishte kërkuar dhe shpalljen e pavefshme të aktit adninistrativ të prishjes së objektit ashtu edhe të gjobēs që shoqëronte vendimin e prishjes nga IMT (foto 3).

Përpos shqetësimit që më ka shfaqur gjithë këto ditë për padrejtësitë në zyrat e shtetit ku ai kontribon me taksa e tatime, me ka treguar edhe me padrejtësinë që kishte përjetuar nga Drejtësia e Re që është kthyer në një notere pa pagesë e pushtetit qendror dhe lokal, ashtu si dhe zvarritja apo refuzimi nga Kadastra për legalizimin e objektit sipas ligjit.

Sot mëngjesi herët filloi me një sms shqetësuese nga z. Qani ku më shkruante se përpara shtëpisë së tij kishte ardhur fadroma bashkë me matrapikun.

E ndjerë e pafuqishme në këtë situatë absurde dhe të një krimi shtetëror, e sigurova se deri të hënën do depozitoja në Gjykatën Administrative të Apelit ankimin ndaj vendimit të sipërciatuar.
E pashë që megjithë arsyetimin tim se nuk mund të parandaloj shembjen, z. Qani nuk po qetësohej tek shihte banditët te dera e shtëpisë, të etur si hijena për të grabitur sa më shumë e për të shtuar rradhën e atyre që jetojmë për bukën thatë, me qëllim blerjen e tyre pët zgjedhje.

Në fakt si mund të ishte i qetë z. Qani në këtë situatë?
Kush nga ne di të ishte i qetë?
Nje klienti im te Zona e 5 Majit më tha pasi i kishin prishur shtëpinë dhe e kishin arrstuar për kundërshtim të fircave të rendit se:
Këta kriminelë mirë që po na grabisin pronën pir po na marrin edhe burrërinë para familjes.
Në këtë pikë jemi sot.

Çfarë bëri z. Qani?
Ndoqi rrugën ligjore ku nuk gjeti zgjidhje (për momentin) dhe mbrojti burrërisht vatrën e tij familjare.
Kush nuk di e bënte?
Mbase më shumë.
Se edhe i plagosuri është viktima e këtij sistemi.
Të këtij sistemi që fryma e dhunës përçohet mga lart poshtë.

Si mund të ndodhë ndryshe kur nje bandit e mafioz drejton e shkatërron Shqipërinë?
Si mund të ndidhë ndryshe kur një bandit e mafioz drejton e shkatërron Tiranën?
Unë nuk jam për këtë rrugë, por këta bastardë po shpien njerëzit drejt zgjidhjes me rrugën e “ndërgjygjësisë”.

Në fakt ky është qëllimi i Pushtuesit Rilindas.

Çfarë duhet të bënte apo si duhet të vepronte z. Qani kur nuk gjen të drejtën e tij e kur gjyqet shkojnë në kalendat greke ku jo vetëm të grabisin pronën por t’i vdes pa marrë as atë që meriton.
Kur ai të vjen te dera me atë ndjenjën e urrejtjes dhe antihumanes të injektuar pushteti e të thotë:
“Shko ku të duash se unë do të prish shtëpinë”.
Kur t’i sheh te lajmet se tw proba jote miqtë e Kryeministrit apo Kryetarit të Bashkisë do ndërojnë Kulla.

Z. Qani në varfërinë dhe dinjitetin e tij, kërkoi dhe avokar shteti se nuk kishte mundësi financiare pagese.
A mund të sillet shteti ndaj njerëzve në këtë mënyrë perverse?
Më thoni çfarë zgjidhje do bënit ju miqtë e mi?

Gjithsesi për ta qetësuar e pasi më tha se më njoftou vajza se ata ksnë ardhur për ta prishur shtëpinë, e telefonava për ta qetësuar e për t’i treguar mbështetje
Në fjalët që ja ndërprisnin lotët e ngashërimit më tha:
“Më mirë të më vrasin avokate se të më nxjerrin familjen në rrugë”.

Dhe tani që po shkruaj…..
Në fakt kam një orë që po shkruaj se sytë i kam ne lot dhe duart më dridhen…..
Më vijnë ndër mënd fjalët e viktinës Qani Muça.
Ndjej trishtim.
Ndhej dhimbje.
Ndjej pafuqi.
Ndjej revoltë
Ndjej urrejtje.

Mbi të gjitha ndjehem në borxh se nuk e shpëtova dot viktimën Qani Muça.

Më këtë sistem grabitqar shtetëror dhe me një Drejtësi që i shërben grabitësve banditë, më keq do shkojë.

Do kemi plot viktima si z. Qani Muça.

E trishte dhe e dhimbshme, por një e vërtetë e paralajmëruar.

Më fal o njeri i mirë e me halle shumë, Qani Muça.

Zjarr Tv Ad