“Sot zbresin në terren 50 inxhinierë”/Drejtuesi i Mbrojtjes Civile të BE-së: Ne do të jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në konferencën me ambasadorin e BE-së, Luigi Sorecën dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçkën, drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin Evropian, Peter Glerum, deklaroi se ekipet ndërkombëtare do të vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri, deri në vlerësimin e plotë të demeve.

“Ne do jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve dhe deri në momentin kur ndihma ndërkombëtare të shkojë në destinacion dhe do sigurohemi se çdo njeri që është në nevojë do ta marrë atë. Për momentin kemi krijuar një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë shqiptare.  Pas një situtatë kaotike , dje patëm 38 inxhinierë në terren, sot do të kemi 50 dhe operacioni do të vazhdojë edhe ditët në vijim”, u shpreh ai.

Ndërsa në konferencë ministrja Xhaçka theksoi se  tërmeti ishte apokaliptik, por do të rindërtohet dhe riparohet çdo shtëpi e dëmtuar në Durrës e Thumanë. Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Soreca u shpreh se ekspertë, inxhinierë kanë ardhur nga BE-ja për të bërë vlerësimin e ndërtesave të prekura nga tërmeti.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, ku pati 51 viktima, mbi 900 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të dëmtuara. Deri më tani në spitalin e Traumës 22 persona. 17 ndërtesa u shembën në Durrës dhe Thumanë, ndërsa mijëra të tjera janë me dëmtime.

Zjarr Tv Ad