Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK mes 3 prokurorëve/ Kush do ta fitojë garën Ambasadorja Kim apo Rama?

0
186
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot zhvillohen zgjedhjet për kreun e SPAK, pasi Arben Krajës i mbaroi mandate tre vjeçar. Në garë për të zëvendësuar Krajën, janë tre kandidatët Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.

Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do të zgjasë 30 minuta për secilin kandidat, duke filluar sipas rendit alfabetik.

Pra i pari që do të intervistohet do të jetë Adnan Xholi, për të vijuar më tej, me Altin Dumanin dhe mbyllyr me Edvin Kondilin.
11 anëtarët e KLP-së,  Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda do të votojnë në mënyrë të hapur për kreun e SPAK.

Pra, nuk do të ketë vota të fshehta në kuti.
Kujtojmë se ditët e fundit ka pasur përplasje në distancë, në lidhje me këtë proces mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.

Zjarr Tv Ad