Sozinë e Putinit e kap frika: Njerëzit mund të jenë të zemëruar kur të më shohin

0
299
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

53-vjeçari me banim në Wroclaw, Poloni, pranon se ndihet i tensionuar që kur Putin dha urdhrin për një operacion special ushtarak në Ukrainë. Sobala ka frikë se ukrainasit në qytetin e tij, do të kthehen kundër tij.

“Ka pasur shumë raste që këta njerëz më kanë thënë se dukem si Putin, dhe tani për shkak të konfliktit kam pak frikë se këta njerëz mund të jenë të zemëruar kur të më shohin” tha ai për Daily Star

53-vjeçari drejton një kompani transporti dhe nisi të punonte edhe si aktor, që imiton presidentin Putin. Ai përfaqësohet nga Agjencia Lookalikes me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. “Kam punuar si një Putin për tetë vjet dhe gjatë kësaj kohe kam regjistruar shumë video dhe punë të tjera. Ishte një punë e mirë, dhe para të mira për këtë lloj pune, por kjo nuk është puna kryesore që kam”, tha ai.

Zjarr Tv Ad