Spahia bën deklaratën e fortë: “Kryeministria mund të mbyllet për 15 ditë”

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka dalë me një deklaratë të fortë. Spahia përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se i gjithë stafi i kryeministrisë është infektuar me COVID-19.

Ai thotë që ky institucion mendohet të mbyllet për 15 ditë, ndërsa shton se kjo gjendje ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të situatës.

Postimi i plotë:

“SITUATA JASHTE KONTROLLIT, KRYEMINISTRIA MENDOHET TE MBYLLET PER 15 DITE

Edi Rama nuk kontrollon dot më përhapjen e Covid-19 as në institucionin që drejton, e jo më në vend.

Kryeministria mund të mbyllet për 15 ditë sepse të gjithë drejtuesit, përfshi sekretarin e përgjithshëm, stafi i Ramës, koordinatorë etj. denoncohet se janë infektuar nga Covid-19.

Situata është në rënie të lirë, sepse qeveria nuk ka marrë masa për të mbajtur nën kontroll virusin, për të shkëputur zinxhirin e infektimit e për tju përgjigjur qytetarëve të prekur në trajtimin e infeksionit.

Qeveria ka dështuar totalisht në menaxhimin e pandemisë sepse nuk po bën detyrën e vet, por vetëm luan rolin e xhandarit duke gjobitur qytetarët për mosmbajtjen e maskave.

Njëlloj si muaj më parë, koha provoi se vetëm angazhimi qytetar nuk mjafton, por Edi Rama sërish nuk e merr seriozisht atë dhe po injoron situatën që vijon të rëndohet dhe tashmë ka dalë jashtë kontrollit!

E pra mundësitë janë që shteti t’u përgjigjet qytetarëve si në aspektin mjekësor ashtu edhe ekonomik sic po veprohet në cdo vend të botës. Mjafton të pezullohen koncesionet korruptive, dhe të injektohen investime në shëndetësi, në spitalet në kryeqytet e ato rajonale e sidomos në tamponë, barna, rritje të kapaciteteve në stafet e specializuara, e subvencionimin e trajtimit anti covid në shtëpi për cdo qytetar të infektuar.

Mundësitë janë, por Edi Rama tashmë zgjedhjen e ka bërë: përfitimet e errëta për të janë më të rëndësishme se shëndeti dhe jeta e qytetarëve!

Me 25 prill do jetë radha e shqiptarëve të zgjedhin”, – shkruan Spahia.

Zjarr Tv Ad