Spahia: Deklarata e Ramës për Kosovën, po aq e dhimbshme sa krimet e serbëve në tokën shqiptare

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokrati Bardh Spahia, ka komentuar intervistën e kryeministri Edi Rama për Financial Times, i cili tha se me kalimin e viteve Kosova është bërë toka e askujt.

Në një postim në facebook, Spahia shkruan se deklarata e Ramës është po aq e dhimbshme sa krimet e serbëve në tokën shqiptare të Kosovës.

“Kosova është toka e çdo shqiptari, toka e dhjetëra mijëra fëmijëve dhe grave të masakruar nga vëllezërit e tu serb Edi Rama. Eshtë toka e shumë e shumë dëshmorëve që për atdhe nuk kursyen as jetën.

Deklarata e turpshme e kryeministrit shqiptar, dhënë për Financial Times, është po aq e dhimbshme sa krimet e serbëve në tokën shqiptare të Kosovës.

Dhemb shumë sepse është tradhti dhe thikë pas shpine nga i njëjti gjak, nëse ky ka gjak shqiptari.

I bëj thirrje çdo shqiptari të protestojë e të kontribuojë me ç’të ketë mundësi për largimin e këtij antishqiptari të turpshëm, që kurrë si ka parë e as trajtuar trojet shqiptare si të gjakut të vet.“, shkruan Spahia.

Zjarr Tv Ad