Spahia: Gruaja, kollona kryesore e Shtëpisë së Lirisë! Në 6 mars fillojmë ndryshimin nga Shkodra…

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Shtëpisë së Lirirsë Bardh Spahia dhe lideri historik i PD, Sali Berisha po zhvillojnë një takim me gratë demokrate në Shkodër, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

Në fjalën e tij, Spahia theksoi se gruaja është kollona e çdo familje, e çdo shoqërie dhe sot edhe kollona kryesore e Shtëpisë së Lirisë, e cila më 6 mars do të fillojë fitoren nga Shkodra dhe do ta përhapë në të gjithë Shqipërinë.

Spahia: Çfarë emocioni, çfarë kënaqësie dhe çfarë nderi të jem sot mes zonjave të nderuata të Shkodrës. Ju faleminderit shumë për këtë pritje dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm. Faleminderit Albana, faleminderit Belind dhe më lejoni që në emer tuaj ti shpreh mirëseardhjen e liderit historik të PD-së Profesor Doktor Sali Berishës.

Shkodra ndër vite ka pas gra të cilat i kanë pas ba nder dhe kanë pas lënë gjurmë të thella në art, shkenc, kulturë. Më lejoni të kujtoj me nderim të thellë ato shumë e shumë gra të cilat për vite të tëra iu kundërvunë atij regjimi gjakatar, si regjimi komunist i cili në Shkodër tregoi fytyrën e tij më të keqe.

Por dua të falënderoi edhe ato gra të jashtëzakonshme qëndruan stoike me dinjitet përkrah burrave të cilët u internuan për vite të tëra me radhë.

Pa dyshim gruaja është ajo që sjellë jetën, është kollona kryesore e çdo familje e çdo shoqërie. Por sot do të jetë edhe kollona kryesore e Shtëpisë së Lirisë, e cila më 6 mars do të fillojë fitoren nga Shkodra dhe do ta përhapë në të gjithë Shqipërinë.

Ju më mirë se gjithkush se ka ardhur koha për ndryshim dhe atë ndryshim do ta fillojmë në 6 mars nga Shkodra.

Zjarr Tv Ad