Spahia: Zgjedhjet e 6 marsit përcaktojnë opozitën e vërtetë, Shkodra nuk e do Edi Ramën

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ për Bashkinë Shkodër, Bardh Spahia, deklaroi për ‘Çim Peka Live’ se do të bëjë maksimumin deri në minutën e fundit për të fituar zgjedhjet e 6 marsit ndërsa sondazhet paraprake e nxjerrin atë fitues të sigurt.

Bardh Spahia theksoi se pas datës 6 mars problemet do t’i adresojë për zgjidhje ndërsa shtoi se është i fokusuar te momenti final i kësaj fushate, numërimi i votës së fundit. Sakaq, ai deklaroi se këto zgjedhje të pjesshme do të përcaktojnë kush është opozita e vërtetë.

I kam ndjekur edhe rivalët e mi, kundërshtarët, besoj çdo shkodran ka pasur rastin të na ndjekë në diskursin tonë gjatë kësaj fushate. Kam bindjen se kam dhënë vizionin dhe ofertën time. Padyshim këto zgjedhje shkojnë përtej Shkodrës, nuk e mohon askush. Zgjedhje me konotacion të fortë politik. Nga Shkodra do ketë një rezonancë të fortë politikisht. Është e kotë të diskutojmë rëndësinë politike të këtyre zgjedhjeve. Do përcaktohet se kush është opozita e vërtetë.”-tha Spahia.

Si mund të kërkosh një eksponent të PS që s’e lidh asgjë me Shkodrën. Është i përfolur pas Ramës për aferat korruptive. Cila do jetë ndihma që mund t’i japë Rama e Veliaj kandidates së Shkodrës? Është përfaqësuese e një personi që ka qenë arrogante ndaj Shkodrës. Përfaqëson një kryeministër që problemin s’e ka pasur me Bashkinë Shkodër, por ka larguar institucione të rëndësishme nga Shkodra drejt Lezhës, drejtori kryesore. Rama e ka të qartë që Shkodra nuk e mbështet politikisht. tha Spahia.

Zjarr Tv Ad