Spahiu: Bejko i pari që ka mundësinë të tregojë se PD është më e madhe se Berisha

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko ka mundësinë që të trefoj se PD është më e madhe se Sali Berisha.

Kreshnik Spahiu tha: “Sot beteja juaj është më e thjeshtë por më e rëndësishme për historinë. Sot për herë të parë një personi i jepet mundësia për të treguar që PD-ja është më e madhe se Berisha dhe jo PD-ja është më e vogël se Berisha. Unë që në fillimet kur ka ndodhur përplasja mes dy grupimeve për të larguar Berishën dhe për t’ju përgjigjur presionit amerikan për të larguar Berishën nga politika, kam pas dyshimet e mia që ka pasur një lojë mes dy grupimeve dhe lufta nuk ka qenë reale. Argumentin tim e kanë mbështetur që kjo lojë është e shtirur për t’u treguar amerikanëve që po bëjmë luftë por në 2025 të dy grupet do të bashkohen”- tha ai.

Zjarr Tv Ad