Spaho braktisi Komisionin për Inceneratorët, reagon ‘flakë për flakë’ PD: ‘Non grata’ të shpallura dhe të pashpallura janë bërë bashkë për…..

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka dalë me një reagim të fortë pasi deputeti Edmond Spaho deklaroi se do të tërhiqet nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët. Sipas Spahos, opozita pavarësisht dëshirës së mirë, e ka të pamundur që të nxjerrë në dritë fakte, sa kohë që mazhoranca merr vendimet.

Në lidhje me këtë deklaratë të Spahos, PD përmes një deklarate për mediat shprehet se ‘non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve’

REAGIMI i PLOTË:

Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg. Komisioni hetimor ka nxjerrë para shqiptarëve të vërtetën e madhe se si janë vjedhur miliona euro me bekimin e Edi Ramës.

Komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave. Kjo si duket ka shqetësuar shumë ortakët e tyre nga partia e re e Ilirit dhe Nongrates. PD do vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, për të zbardhur me fakte se si janë vjedhur shqiptarët dhe kush ka përfituar nga kjo vjedhje.

Inkurajojmë SPAK të veprojë pa humbur kohë e te çojë para drejtësisë, urdhëruesit, abuzuesit, shpërdoruesit dhe përfituesit e 430 milion eurove të marra nga xhepat e shqiptarëve. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të këtë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Zjarr Tv Ad