Spaho: Do thyej karriget e parlamentit, do bëj çdo gjë për …

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, ishte i ftuar këtë të mërkurë në studion e Euronews Albania, ku foli në lidhje me përjashtimin e tij nga seanca plenare.

Spaho tha se gjesti i tij me rënien e bilbilit gjatë seancës së kaluar ishte për t’i përcjelllë qytetarëve mesazhin se jemi në prag të vendosjes së diktaturës, pasi kemi një kryeministër që refuzon me dëshirën e tij ngritjen e një komisioni parlamentar.

Spaho theksoi se ai mund të shkojë dhe deri në thyerjen e karrigeve në sallën e parlamentit, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e demokracisë.

“Këtë të enjte nuk jam në parlament jam i përjashtuar. Dje në komisionin e etikës e kam deklaruar është çështje jashtëzakonisht serioze, ka të bëjë me demokracinë, me pluralizimin. Unë e kam provuar diktaturën sepse gjithë rininë time e kam kaluar në diktaturë. Do të vahzdojë me bilbil, duke i rënë tavolinës, duke thyer karriget dhe do të bëjë çdo gjë që është e mundur do ta bëj. Jo vetëm unë, do ta bëjmë të gjithë këtë punë se kjo është çështje që na përket të gjithëve. Veprimi ishte mesazh që i jepej qytetarëve, shikoni kemi arritur në pikën ku nuk mban, duhet të lëvizim, ndryshe do të gdhihemi në diktaturë”, tha Spaho.

Zjarr Tv Ad