Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti demokrat, Edmond Spaho në një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit u shpreh se duhet të ulen urgjentisht çmimet, përndryshe protestat në vend do të marrin përmasa të mëdha.
Deklarata e Spahos:
Duhet të bëjnë si gjithë qeveritë në botë të ulin taksat, të heqin TVSH e naftës. Për fat të keq qeveria shqiptare vazhdon me mendime që jemi në ekonomi tregu dhe nuk ndërhyjnë dot.
Janë ato që janë parashikuar në buxhetin e nëntorit të vitet të kaluar, deri sot nuk kanë bërë asgjë, nëse qeveria nuk shkundet protesta do të vazhdojë në përmasa më të mëdha. Për çfarë e kemi qeverinë kur nuk dëgjon qytetarët që protestojnë. Ato masa janë që në nëntor të 2021, duke gënjyer qytetarët gjoja po i mbrojmë”, u shpreh Spaho.