Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit Tiranë, pas përfundimit të hetimeve, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, procedimin penal nr. 179 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurëve:
Lavdosh Shehu, me profesion avokat, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe neni 25 i Kodit Penal
Hamza Tola, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe neni 25 i Kodit Penal ;
Hetimet e kësaj ngjarje, janë bërë e mundur, falë edhe ndihmës të dhënë nga emisioni investigativ televiz “Stop” i Tv Klan.
Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës prerë.