SPAK drejt ngritjes, ja kandidati që përjashtohet nga gara

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme për të hedhur një tjetër hap drejt ngritjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në rend dite është një pikë e vetme, përkatësisht “Miratimi i projekt-vendimit ‘Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në SPAK’”.

Relatori i Komisionit të Posaçëm për SPAK, Sandër Beci, ka paraqitur raportin mbi kandidatët e SPAK, që lidhet vetëm me dosjet e përfunduara të kandidatëve dhe jo me ato që janë ende nën hetim. Komisioni ka vendosur ka vendosur të përjashtojë nga gara kandidatin Gëzim Cena, me argumentin se nuk plotëson kushtet.

“25 kandidatë plotësonin kushtet ligjore dhe mund të vazhdonin procesin. Gëzim cena nuk plotëson kushtet për të vijuar garën. Ai nuk ka qenë asnjëherë prokuror i Republikës së Shqipërisë. Sipas ligjit, magjistrati duhet të ketë ushtruar detyrën si prokuror për jo më pak se 10 vjet. Ndaj dhe Cena nuk mund të plotësojë kriteret”, tha Beci.

Komisioni i Posaçëm ka miratuar një metodologji vlerësimi me pikëzim për secilin kandidat në përputhjen me “Rregulloren për ngritjen e SPAK” e miratuar në seancën plenare të KLP.

Procesi është mbikëqyrur përgjatë ecurisë së tij nga misionet ndërkombëtare EURALIUS dhe OPDAT.

Zjarr Tv Ad