Klodian Kapedani u arrestua dy ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit. Kapedani mësohet se ka blerë vota për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ ne Kavaje, per kandidatin e Sali Berishes dhe Ilir Metes qe permbysi rezultatin ne minutat e fundit, Fisnik Qosja.
Sikurse mund të shihni dhe nga kjo foto, Klodian Kapedani shfaqet në krah të Fisnik Qosjas.
Sipas hetimeve të bëra, Klodian Kapedani, në datën 14 qershor 2023, ditë kur u zhvilluan zgjedhjet vendore, ka premtuar dhe ofruar shuma monetare për të inkurajuar të tjerët të marrin pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen e mëtejshme të individëve në votime dhe për të ndikuar në mënyrën e votimit.
Si rezultat i hetimeve paraprake, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit “Arresti në burg” për personin nën hetim K.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, sipas nenit 328 të Kodit Penal.