Kur kanë kaluar vetëm katër ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, SPAK dhe BKH kanë zbritur në terren nga ku kanë filluar dhe hetimet për krimet zgjedhore.
Teksa ditën e djeshme BKH zhvilloi aksion në qytetin e Fierit, në rrjetën e saj ka rënë edhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike në këtë qark, Gentian Koçi.
Sipas burimeve konfidenciale të Zjarr Televizion, mësohet se SPAK ka ushtruar kontrolle në subjektin e Gentian Koçit, nga ku u sekuestruan telefona, dokumente dhe pamje filmike, në lidhje me krimet zgjedhore.
Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK për këto kontrollet dhe për ‘fatin’ e demokratit Gentian Koçi.
Kujtojmë se SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa në prokuroritë e vendit janë regjistruar 87 kallëzime.