SPAK e kapi me kokainë në makinë, flet polici, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë: E përdorja për vete

0
353
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme la sot në burg efektivin e Policisë së Tiranës Elefterios Sullaj, i cili u arrestua dy ditë më parë në Tiranë bashkë me dy shokët e tij, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, me koakinë në makinë. Në qeli do të qëndrojnë dhe dy shokët.

Përballë gjykatës Sullaj ka mohuar se ka qenë i përfshirë në trafikun e lëndës narkotike, duke u shprehur se është vetëm përdorues dhe është shok me Mikel Zhegun.

Elefterios Sullaj, oficeri i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë, është djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj. Hetimët për të kishin disa muaj që kishin nisur dhe kryheshin nga SPAK në bashkëpunim me SHÇBA, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të personave të lartpërmendur.

Nga përgjimet ka rezultuar se, gjatë komunikimeve telefonike efektivi favorizonte në aktivitetin kriminal të shitjes së kokainës.

Mikel Zhegu sa herë ndalohet nga policia komunikonte në telefon me Sullajn, ku ky i fundit i thotë “jepu ndonjë kafe se atë duan ata dhe të lënë”. Ndërkohë në disa komunikime tjera, polici i kërkon Zhegut lëndë narkotike.

Akuza e Prokurorisë Speciale SPAK

– Elefterios Sullaj, me detyrë oficer i patrulles se përgjithshme në Komisariatin e Policise Nr.2, Tiranë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, Shpërdorimit te detyrës”. Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike dhe “Ushtrimit te ndikimit të paligjshem ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”. Parashikuar respektivisht nga nenet 283, 248, 259 dhe 245/1 të K.Penal.

– Mikel Zhegu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve parashikuar nga neni 283 i K.Penal:

– Eris Tafa, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të Largimi i te burgosurit nga vendi i qendrimit’ parashikuar nga neni 323 të K.Penal.

Zjarr Tv Ad