SPAK e shpalli në kërkim, reagon Taçi: Vendim tërësisht i pakuptimtë

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi ka reaguar pas publikimit të njoftimit nga SPAK që konfirmon se ka një urdhër-arresti për të me akuzën për pastrim parash. Akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Taçi i ka quajtur të pabaza dhe të pakuptueshme, teksa ka folur për “Albanian Post”.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti.

Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”.

I pyetur mbi lidhjen me biznesmenin italian Francesco Zummo, sipërmarrësi shqiptar ka deklaruar se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush është.

Ndërsa, mbi vendimin, ai deklaroi se do ta ankimojë menjëherë dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje.

Ai ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë, shkruan Albanian Post.

Zjarr Tv Ad