Petrit Ahmeti, kryetar i bordit të Entit Rregullator të Energjisë u mor në pyetje nga SPAK për llogari të hetimeve të hapura për ÇEZ, për shkak të detyrës që ai ka mbajtur vite më parë gjatë kohës kur u lidh marrëveshja e shumë lakuar ÇEZ-DIA për mbledhjen e borxheve.
Emri i zyrtarit të lartë doli në skenë nga një dëshmi e 2014 në Arbitrazh ku Josef Hajsek , ish-administrator bordi dhe i hetuar në Shqipëri për mashtrim rrëfeu procedurën e ndjekur gjatë asaj kohe, por që në përfundim në Shqipëri u shpall me vendim gjykate si një nga mashtrimet më të mëdha prej nga ku u përvetësuan gati 5 milionë euro. Kryetari i bordit është një mes shumë zyrtarëve të SPAK të pyetur për ÇEZ-DIA.
SPAK e mbajti sekret të dhënën se në çfarë statusi është thirrur Ahmeti, i cili doli para prokurorëve me avokatin në krah.
Dosja më e fortë e SPAK është ÇEZ-DIA në SPAK dhe mes shume personazheve kryesori që është pyetur është Kastriot Ismailaj, i vetmi i arrestuar dhe i vetmi i dënuar për akuzën e mashtrimit Kastriot Ismailaj u dënua me 11 vite burgim.