SPAK kërkesë Facrbook-ut: Na ndihmoni për vendodhjen e Arben Ahmetaj!

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme e SPAK, vijon hetimet për të bërë të mundur arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Bëhet me dije se SPAK i ka bërë kërkesë kompanisë META, për të ndihmuar për informacionin se ku ndodhet ish-ministri Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shpërdorim detyre.

SPAK i ka kërkuar informacion META-s në lidhje me vendodhjen gjë që mund të zbulohet nga logimi në Facebook i Ahmetajt. Kjo kërkesë nga SPAK vjen pasi ish-ministri vazhdimisht reagon në rrjetet sociale për lajmet që qarkullojnë në media, apo për akuzat e reja që ngrihen ndaj tij.

Ahmetaj i shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve,pak ditë më parë është marrë i pandehur dhe për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës.

Ish ministri është shpallur në kërkim dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Raportimet janë se ai ndodhet në Britaninë e Madhe, sipas avokatëve mbrojtës, por Ahmetaj ka thënë se nuk do të kthehet në Shqipëri nëse nuk do të dalë në dritë e vërteta.

Atij me herët i janë sekustruar 4 apartamente, si dhe dy llogari bankare të cilat arrijnë vlerën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

Zjarr Tv Ad