SPAK kërkoi zbutje të masës, GJKKO lë në burg Selim Çekajn, avokati: Është i sëmurë dhe vuan nga diabeti

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të vazhdojë me masën e sigurisë “arrest me burg” për Selim Çekajn.

Ndërkohë, SPAK është tërhequr nga masa e “arrestit në burg” për 72-vjeçarin Çekaj, duke kërkuar zbutje të masës me “arrest shtëpie” me arsyetimin se nga të dhënat e deritanishme nuk ka prova që ai të jetë i përfshirë në çështjet e trafikut të drogës.

Sipas prokurorit, deri në përfundim të hetimeve, Çekaj duhet të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Avokati mbrojtës i Çekajt, Maks Haxhia e ka cilëuar si skandaloz vendimine GJKKO, duke thënë se klienti i tij është me probleme shëndetësore dhe se është me diabet.

arresti me burg” është shkelje ligji. Është skandal, akuzohet për grup kriminal kur është vetëm një person. Selim Çekaj është në burg prej një muaji dhe është me probleme shëndetësore, ka 5 diagnoza”, u shpreh avokati Haxhia.

Kujtojmë se Selim Cekaj është pronar i kompanisë së bananeve “Ecoalmax” në kontenierin e së cilës u kapën 49 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori, vend nga ku ishte nisur dhe ngarkesa me banane.

72-vjeçari Çekaj është babai i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbri Garden” që u kap 3 vite më parë në Maminas me 613 kg kokainë. Kjo sasi e madhe droge ishte fshehur mes konteinerëve me banane. E njëjta skemë është ndjekur dhe këtë herë nga babai i tij, Selim Çekaj.

Zjarr Tv Ad