SPAK kërkon 10 vite burg për iranianin, Vidhte të dhënat e anëtarëve të MEK nga telefoni

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK ka kërkuar 15 vite burg për iranianin, Bijan Pooladrag, i cili akuzohet se vidhte të dhënat e anëtarëve të MEK nga telefoni i tyre.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi Pooladrag i ulet me 1/3 dhe SPAK në përfundim kërkoi 10 vite burg.

Iraniani Bijan Pooladrag u arrestua në tetor të 2020, i akuzuar për spiunazh të anëtarëve të MEK

Pooladrag dyshohet se mblidhte informacion ndaj anëtareve të MEK pasi në telefonin e tij u gjetën foto dhe materiale.

Poolagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike të paautorizuara etj. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe ka qenë banor i kampit në Manëz. Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë dyshohet se po planifikonte sulmin terrorist.

Zjarr Tv Ad