SPAK kërkon arrestimin e DEPUTETIT SOCIALIST, sekuestrohet Inceneratori i Fierit dhe 4 PASURI TË PALUAJTSHME të Lefter Kokës

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK do ti kërkojë Kuvendit që ti heqë mandatit deputetit Alqi Bllako, pasi ndaj tij është vendosur masa e arrestit me burg, për përfshirjen në aferën e inceneratorëve.

“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”“, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ministri Lefter Koka dhe Alqi Bllako, asokohe në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet në favor të projektit të shoqërive koncensionare.

SPAK ka sekuestruar po ashtu një apartament me vlerë rreth 150 milionë lekë të vjetra në pronësi të babait të deputetit, e cila dyshohet se është vënë si pasojë e aktiviteteve të paligjshme.

“Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit E. B., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë“, njofton SPAK.

Kujtojmë se babai i Alqi Bllakos ka qenë punonjës i një prej kompanive të trajtimit të mbetjeve, duke marrë një rrogë prej afro 12 milionë lekësh të vjetra çdo muaj.

Zjarr Tv Ad