SPAK kishte kërkuar “arrest shtëpie”, shtyhet seanca për Sali Berishën! Zbulohet arsyeja

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca për vendimin e ish kryeministrit Sali Berisha është shtyrë për ditën e nesërme. Mësohet se avokatët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka pasi pretendojnë për njëanshmëri nga ana e saj në procesin në ngarkim të Berishës.

Kujtojmë që SPAK ka kërkuar për Sali Berishën caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”. Të mërkurën, në datë 27, në orën 9 në dhomë këshillimi në Gjykatën e Lartë do të vendoset fati i vulës së PD-së.

Togat e zeza do të shqyrtojnë mbi bazë dokumentesh se kush ka të drejtë të mbajë logon e vulës grupi i Bashës, ose grupi i drejtuar nga Sali Berisha. Po ashtu, Berisha ka paralajmëruar një protestë të martën para Gjykatës së Lartë pikërisht për këtë çështje. Të dyja grupimet pretendojnë se ka të drejtë për të drejtuar opozitën shqiptare.

Zjarr Tv Ad