SPAK lëshoi 15 urdhër arreste për aferën e inceneratorit të Tiranës, aktivistë e qytetarë protestë para Prokurorisë së Posaçme

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistë e qytetarë kanë paralajmëruar protestë para Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Protesta është paralajmëruar në orën 10:30. Ata kërkojnë që të shkojnë përpara drejtësisë përgjegjësit e vërtete të aferës së inceneratorit.

SPAK ka lëshuar 15 urdhërarreste të premten (8 Dhjetor). Nga 15 urdhërarreste janë ekzekutuar vetëm 4 prej tyre, ndërkohë që operacioni vazhdon.

Arrest në burg është kërkuar për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj.

Ndërsa është kërkuar arrest shtëpie për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Kujtojmë që në 1 gusht të këtij viti, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit urdhëroi sekuestrimin e kompanisë që operon kontratën kontroverse të incineratorit të Tiranës, pasi njoftoi se hetimi paraprak ka zbuluar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

Zjarr Tv Ad