SPAK mbyll hetimet për punonjësit e Kadastrës në Sarandë, provohet marrja e rryshfetit deri në 3 mijë euro për dhënien e certifikatës së pronësisë

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NJOFTIMI I PLOTË I PROKURORISË SË POSAÇME

“Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.102, viti 2022”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.05.2022 ka regjistruar procedimin penal me nr.102/2022, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 259/2, 244/2 dhe 245/1/4 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Hamza Tola dhe Jorgo Kreku kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar në nenin 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal, për arsye se, me veprimet e tyre, ato i kanë kërkuar shtetasit Kastriot Kreku një përfitim të paligjshëm monetar, që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar atë në procedurën e pajisjes me çertifikatën e pronësisë.

Ndërkohë gjithashtu u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Braho, punonjës të ASHK Sarandë, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal, me qëllim marrjen në favor të tyre të një përfitimi të paligjshëm monetar që varionte nga 1000 deri në 3000 Euro.

Në përfundim të hetimit Prokuroria e Posaçme me datë 01.11.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim dhe aktet në ngarkim të të pandehurve :

Laert Pasha, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal.

Saimir Braho, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal.

Hamza Tola, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal.

Jorgo Kreku, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal.

Gjithashtu në mbështetje të nenit 328/1, shkronja “dh” dhe 329/a të Kodit të Procedurës Penale, u kërkua pushimi i çështjes penale për shtetasin Kastriot Kreku, personi i cili ka denoncuar aktin korruptiv .

Zjarr Tv Ad