SPAK merr në pyetje administratorët e Inceneratorit të Elbasanit, hetimi zbuloi se u hapën kompani fiktive për të qarkulluar milionat

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme (SPAK) vijon hetimet për aferën e inceneratorëve, teka bëhet me dije se ditën e sotme prokurori Klodian Braho ka marrë në pyetje administratorët e inceneratorit të Elbasanit.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar se janë hapur disa kompani fiktive për të bërë të mundur qarkullimin e miliona lekëve. Dyshohet se këto kompani u kanë transferuar shuma të konsiderueshme kompanive të familjes së ish-ministrit Lefter Koka, duke ushtruar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.

Ish-ministri Lefter Koka ndodhet në qeli, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”, “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Sipas SPAK, Koka ka përfituar ryshfet shumën e 3.7 milionë eurove  nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Atij i është sekuestruar pasuria, mes të cilave 4 prona dhe kantina e verës në Rrashbull të Durrësit.

Zjarr Tv Ad