SPAK miraton logon dhe krijon seksionet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme ka krijuar dy seksione për  ushtrimin e ndjekjes penale kundër krimit të organizuar dhe ushtrimin e ndjekjes penale kundër korrupsionit.

Për krimin e organizuar janë caktuar si më poshtë:

Seksioni Kundër Krimit të Organizuar.

Altin Dumani

Vladimir Mara

Behar Dibra

Ened Nakuçi

Doloreza Musabelliu

Elida Kaçkini

Ndërsa për seksionin kundër korrupsionit janë caktuar:

Edvin Kondili

Klodjan Braho

Enkeleda Millonai

Dritan Prençi

Sotir Kllapi

Nisur nga nevoja për të rritur efektivitetin e punës dhe ushtrimit të ndjekjes penale në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vlerësuar rezultatet në punë, aftësitë organizative, vlerësimin e përformancës etike dhe profesionale, si dhe vjetërsinë në punë si prokuror, drejtuesi i Prokurorise së Posaçme ka vendosur që:

Zoti Altin Dumani emërohet Zëvëndës Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe njëkohësisht Drejtues i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar.

Zoti Edvin Kondili emërohet Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu u miratua nga të gjithë prokurorët dhe logo e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Zjarr Tv Ad