SPAK, në 19 dhjetor betohen tek Presidenti 8 prokurorë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK tashmë është gati dhe pritet që të fillojë punë. Në datën 19 dhjetor, në orën 09:30 Presidenti, Ilir Meta do të zhvillojë ceremoninë e betimit të 8 prokurorëve.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)”, njofton zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion do të sjellë edhe shkrirjen e Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, institucione të krijuara në vitin 2004. Në datën 18 dhjetor do të kryhet edhe procedura për kreun e SPAK dhe po në këtë datë këshilli do të votojë dhe për kryetarin. Tre kandidatët janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

Zjarr Tv Ad