SPAK nis hetimin për rindërtimin e Ahmetaj/ Ahmetaj: Unë nuk kam dijeni për këtë/ Unë jam Ministri që bëj politikat

0
182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita ka paraqitur padi në SPAK prokurorinë e posaçme, me pretendimin se qeveria nuk ndërton, por a.buzon. Ndërkohë, SPAK ka konfirmuar se hetimi është në proces, ndërsa Ministri Ahmetaj, ka thënë se nuk ka dijeni për këtë hetim.

“Jo, nuk kam informacion, po besoj që institucionet merren me ankesat, a.kuzat, paditë e kujtdo, nuk kam dijeni fare për ndonjë a.kuzë në SPAK për rindërtimin për askënd, për mua jo e jo, se unë jam ministri që bëj politikat e rindërtimit, monitoroj, por as për fondin shqiptar të zhvillimit, as për bashkinë e Tiranë, as Institutin e Ndërtimit, as për ndonjë bashki në territor. Po, këtu jemi” ka thënë ai në emisionin VETTING në “ABC”.

“VETTING”, ka sjellë atë që po ndodh një vit pas t.ërmetit të 26 nëntorit 2019. Premtimet e bëra që do të strehoheshin, në banesa të reja të gjithë ata që janë d.ëmtuar nga t.ërmeti, por çfarë ndodh në të vërtetë në terren, ku mijëra familje, janë nëpër çadra e kontenierë, ndërsa rindërtimi është në proces.

Zjarr Tv Ad