SPAK operacion në call centera? Arrestohen mbi 20 operatorë dhe menaxherë të “forex”, u morën miliona euro gjermanëve

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbi 20 operatorë call centeri të “forex” dhe menaxherë të tyre janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe Durrësit. Burimet bëjnë me dije se urdhër-arrestet jaën firmosur nga GJKKO dhe janë kërkuar nga Prokuroria Speciale SPAK.

Këta punonjës, dyshohet se përmes mashtrimit u kanë vjedhur miliona euro shtetasve gjermanë, duke i bindur ata të investojnë në bursë. Këto para që investoheshin për t’u shumëfishuar nga gjermanët, zhdukeshin në Tiranë dhe përfundonin në parajsa fiskale.

Operacioni i Policisë po zhvillohet në dy qytete të vendit dhe pjesë e hetimit janë nëntë call center-a të ndryshëm. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Menaxherët e tyre janë proceduar penalisht dje nga Policia. Ata janë: A. R., 52 vjeç, A. D., 27 vjeç, S. D., 26 vjeç, F. K., 28 vjeç, B. K., 29 vjeç, K. O., 26 vjeç, I. S., 34 vjeç, O. M., 54 vjeç, dhe K. T., 26

Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet gjermane por edhe ato të Kosovës, ku një javë më parë u arrestuan 36 administratorë dhe punonjës të Call Center në Kosovë për mashtrim përmes Forex të shtetasve gjermanë. Ndër të arrestuarit në Kosovë, ishte një person nga Kavaja dhe kjo bëri që hetimet të zhvendoseshin edhe në Tiranë, ku u zbulua lidhja e bashkëpunimit të tyre.

Zjarr Tv Ad