“SPAK po kthehet në seksion të qeverisë”/ Kryemadhi për inceneratorin e Tiranës: Po furnizojmë llogaritë e skemës korruptive nga buxheti i shtetit! 10 mln dollarë…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka fuqi që të thërrasë për të dëshmuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për aferën e inceneratorëve.

Për impiantin e Tiranës, Kryemadhi tha se me miratimin e buxhetit 2023 në Kuvend, qeveria shqiptare po i paguan 10 milionë dollarë të tjera kompanisë së inceneratorit të Tiranës, që sipas saj, nuk është funksional.

Kryemadhi tha në një intervistë për Syri Tv se SPAK po kthehet në një seksion të qeverisë.

Kryemadhi: Ne kemi dy inceneratorë të sekuestruar, Elbasanin dhe Fierin për të njëjtën procedurë të ndjekur nga qeveria. Për Tiranën nuk ndiqet e njëjta metodologji, por vazjhdohet të paguhet në mënyrë të rregullt përmes financimit buxhetor nga ana e Bashkisë së Tiranës. Ndodh që ne furnizojmë llogaritë bankare të kësaj skeme korruptive nga buxheti ishtetit. Ajo që është më qesharake, jam e bindur që SPAK s’ka fuqi të thërrasë Edi Ramën dhe Erion Veliajt.

Po shohim që avash avash, SPAK po kthehet në një seksion të qeverisë. E vetmja gjë që duhet të bëjë është të ndalojë pagesat për incenëeratorin e Tiranës. Këto 10 milionë dollarë që i kaluan sot nga buxheti i Kuvendit për inceneratorin e Tiranës. Mund t’i kalonin sistemit të drejtësisë për të ndihmuar prokurorët që të kenë lejhtësira për të investiguar por edhe për të pasur mjete lehtësuese.

Zjarr Tv Ad