Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin e përjetshëm me 25 vite burgim. Prokuroria e Posaçme argumenton se nuk ka fakte për kryerjen e veprës penale nga 3 gjyqtarët.
Tre gjyqtarët Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli u hetuan pas dyshimeve për korrupsion.
Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.