Ish-deputeti socialist Spartak Braho, foli mbrëmjen e djeshme për padinë e dorëzuar në SPAK nga Grupi i Rithemelimit. Braho tha në një intervistë në “News24” se Grupi i Rithemelimit nuk është i njohur ligjërisht dhe se nuk ka subjekt ligjor.
Braho tha në studio se nëse nuk do të kishte ndërhyrë Policia në protestën e 8 Janarit në selinë e PD, do të kishte pasoja të rënda.
Pjesë nga intervista:
Braho: Kemi gjithë këto ngjarje, kemi në shqyrtim çështjen e presidentit, ka një ngjarje akoma më madhore që është konflikti në Ukrainë. Pra kemi edhe zgjedhjet e 6 marsit, kemi Vangjush Dakon..
Pyetje: Zgjedhje të tjera në horizont?
Braho: Po të më pyesnin do të rekomandoja të bëjnë zgjedhje parlamentare. Situata politik është e ngarkuar dhe një valvul për të shfryrë janë edhe zgjedhjet.
Pyetje: Rama është i qetë me qeverisjen e tij të tretë?
Braho: Jo i qetë, por është komod fare. Dhe fakti që nuk ka opozitë tregon se duhet të përzihet edhe një herë kjo situatë.
Pyetje: Emri juaj në SPAK?
Braho: Kush është grupi i Rithemelimit. Ligjërisht nuk është njohur fare ky grup, as nga KQZ.Është e palegalizuar. Nuk ka subjekt ligjor.
Pyetje: SPAK e ka regjistruar padinë?
Braho: Kush e ka firmosur? Nuk ka grup Rithemelimi…Kush është prekur nga shpifja nga grupi i Rithemelimit, muli…
Pyetje:Ju kanë thirrur në prokurori?
Braho: Jo. Nuk ka subjekt në kët rast është një strukturë që tentoi të krijonte një subjekt, por që nuk është njohur ligjërisht.
Pyetje: Nuk do të shkoni edhe nëse ju thërrasin?
Braho: Prokuroria nuk është çmendur të më thërrasë mua. Kush është fyer në këtë rast? Grupi i Rithemelimit? Padi bëhen për ditë, por fakti qëndron sa janë legale dhe sa detyrojnë SPAK ta vënë në lëvizje. Kush u vra, u vra njeri?
Pyetje: Ju prisnit vërtet që dikush të bëhej viktimë?
Braho: Patjetër. Këtë e kanë thënë të gjithë ata që ishin brenda. E tha edhe zoti Escobar, ishte një ngjarje e rëndë tha. Shyqyr që nuk pati viktima.