SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar dy shoqëruesit e Saimir Tahirit, Interpol merr në dorë mandatet e arrestit

0
588
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin “Shpirti” që u zhvillua pak ditë më parë nga SPAK dhe Antimafia ku në kuadër të të cilit u arrestuan 38 persona, 28 prej tyre në Shqipëri.

Dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj të cilëve SPAK, ka ngritur akuzën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim ndërkombëtar Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku.

Faxnews raporton se se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar Interpolit 2 mandatet e arrestit për personat në fjalë.

Sipas verifikimeve nga TIMS personat në fjalë rreth dy viti më parë janë larguar nga Shqipëria.

Kujtojmë që më 2 korrik parë SPAK dhe Antimafia italiane finalizuan operacionin e koduar “Shpirti” në kuadër të të cilit u arrestuan 38 persona, 28 prej tyre në Shqipëri, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Autoritetet Shqiptare dhe DIA, gjatë hetimeve të mëparëshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve SHEFI dhe KULMI në mars të vitit 2018 e në qërshor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, të dhëna për shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme.

Zjarr Tv Ad