SPAK-u apo ASPAK-u ….

0
13

Pritëm shumë për të shkretin SPAK,
Thamë do fusë korrupsionin në lak,
Por që “n’sabah” na bëri për të qeshur,
Preu fletë-arreste edhe për të vdekur.

I kapi grepi ca komisionerë fukarenj,
E po na i servir si peshq të mëdhenj,
Ca fakirë që s’kanë as bukë të hanë,
– S’pamë kush mbushi kutitë – thanë.

Niçja që nëpër QV-të mbushte kutinë,
Bredh n’qytet gjith’ p*rdhë me makinë,
Nën çadrën e bandës së Avdylajve rri,
I bën karshillëk këtij SPAK-ut “të ri”

Kapobanda i tyre është Gjush betoni,
Për të vjedhur vota është kampioni,
Por ky SPAK-u “i ri” s’guxon ta prekë,
Se KryeM* i bën të dhjesin n’brekë.

Që dosjen 339 të harrojë mileti,
E që të kënaqet edhe hyqymeti,
Për tymnajë, “çudisë i plasi poçin”,
N’mes të rrugës ndaloi Ylli Ndroqin.

Sapo gjyqet filloi me £a£i €rin,
Shpejt e shpejt ia hapën defterin,
Duan t’i japin mesazh shqiptarit,
T’i përulen e t’i binden të “Të Parit”

Eh mor SPAK, “të qofshim falë” !!
Sa shpejt skandalet po i bën palë,
Të futën “rilindësit” edhe ty në lak,
Populli që tani po të quan ASPAK.