Zbardhet vendimi i gjykatës së Posaçme për sekuestron e pasurive të biznesmenit Anton Gjinaj.
Sipas Gjykatës pasuritë e sekuestruara janë objekt i ligjit antimafia.
Për 23 pasuritë e sekuestruara gjykata ka dalë më përfundimin se ekzistojnë prova se këto pasuri janë përfituar në mënyrë te kundraligjshme.
Gjykata theklson se personat që i posedojnë këto prona, të ardhurat e përfituara në mënyrë të ligjshme i kanë më të vogla nga vlera e pronave që disponojnë.
Gjithashtu në vendimin e gjykatës thuhet se ka arsye të bazuara për të besuar këto prona mund te tjetërsohen tek persona të tjerë me qëllim që ato mos te konfisokohen. 23 pasuritë e sekuestruara i kalojnë agjencisë së administrrimit të aseteve të sekuestruara.
Në vendimin prej 14 faqesh gjithashtu thuhet se trafikimi i drogës në vitin 2006, ku ka qenë i përfshirë Pashuk Gjinaj, me vlerë rreth 2 milion eurosh.
Anton Gjinaj është i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia spanjolle, për trafik të lëndëve narkotike. Ai u arrestua në prill të vitit 2021 në Mal të Zi, ndërsa ishte në kërkim nga Spanja.
Gjinaj ishte anëtar i një grupi kriminal që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë./syri.net