SPAK vegël e sistemit autokratik

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati duke ju referuar deklaratave të bëra nga kryeministri për SPAK u shpreh në studion e lajmeve në MCN, se Rama ende nuk di si ta drejtojë çështjen e drejtësisë.

Sipas Bushatit SPAK është një vegël e sistemit autokratik, ndërsa për Presidentin Begaj ai tha se më e mira që mund të bëjë është të vazhdojë të heshtë për të gjitha këto çështje ashtu sikurse ka bërë deri tani.

Ndërsa sa i përket opozitës, për Bushatin ajo nuk ka fuqi që ta cojë të vërteten në vend.

Intervista e plotë:

1.Zoti Bushati, as nuk e kam kapur drejtësinë tha zoti Rama por as amerikanët nuk kanë gjë në dorë. Si duhet lexuar kjo deklaratë e kryeministrit që thotë se reformën në drejtësi po e udhëheq mazhoranca socialiste?

Krijon konfuzion është jo koherentë dhe ka shumë kundërthënie mes deklaratave të tij. Mbaj mend njëherë se Rama debatonte me opozitën dhe thoshte mua mi sjellin amerikanët. Do firmos çdo gjë që do më sjellin partnerët tanë amerikanë. Këto janë deklarata të një njeriu që ende nuk di si ta trajtojë në publik çështjen e SPAK dhe drejtësisë në përgjithësi. Ka një gjë që dita ditës në publik po rritet mosbesimi ndaj SPAK dhe po jap dy shembuj një është çështja Bejlerit që e sulmoi Rama, e futi në burg drejtësia. Tjetra është Ahmetaj që tha po të isha prokuror ky do ishte në burg dhe pas një muaj doli urdhër arresti. Po të shohësh hetimet e klubit partizani janë marrë me të gjitha proceduarat e kryeministrit, ndërsa te inceneratorët nuk merren fare me procedurat e kryeministrit por kapin hajdutët e vegjël brenda hajdutërisë së madhe. Publiku i sheh të gjitha këto që spak është një vegël e sistemit autokratik.

2.Në Fier zoti Rama pati një mesazh disi ambig edhe për të vetët. Tha se kush do ketë kurajon të qëndrojë në vend dhe nuk do të largohet si zoti Ahmetaj do përfundojë në qeli. Deri ku mund të flitet për përgjegjësi individuale dhe kush e mban përgjegjësinë politike për një fakt të gjithëpranuar, korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes?

Edhe ky është një argument i sforcuar, dmth unë nuk di gjë po të gjithë të mbajnë përgjithësitë e veta ata që kanë ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpinës ime. Në 2013 kur Rama erdhi në pushtet dha një nga intervistat e tij më të forta në BBC. U pyet nga gazetari që ke thënë se Ilir Meta është hajdut dhe tani e ke partner në koalicion, dhe ai tha është sistemi që i bën njerëzit hajdut dhe nuk janë njerëzit hajdut. Tani këta i ka bërë sistemi i Ramës hajdut apo janë individë të veçantë që hanë kumbulla dhe dardha pas shpinës së tij. Boll ta krahasosh Ramën me Edi Ramën për ta nxjerr Ramën mashtrues.

3. Përkundrejt këtyre deklaratave të kryeministrit ka një realitet tjetër që ngre shumë pikëpyetje mbi vullnetin e mazhorancës për të luftuar korrupsionin në radhët e saj, bllokimi i hetimit parlamentar. Si e shihni faktin që nuk kemi asnjë reagim as nga Presidenti që presupozohet është garant i kushtetutës dhe është mbi palët!

Presidenti më mirë të mos flasë se nuk besoj se ka shqiptar që beson se kemi president garant. Më mirë të bëj atë që bën, nderi më i madh që mund ti bëj ky lloj presidenti shqiptarëve është të heshtë.

4. Në të tilla kushte çfarë instrumente ka në dorë opozita për të mbrojtur të drejtën e saj kushtetuese?

Në fakt ka 0 mundësi. Jam shumë pesimist për mundësi reale, për një arsye të thjeshtë teorikisht opozita ka të drejtë, le ti prishë seancat e komisionit dhe të thyejë karriget. Dhuna nuk po ushtrohet nga ata që thyejnë karriget por nga ata që e pengojnë këtë, por nuk mjafton për një forcë politike të tregojë me gisht se nga është e drejta. Por a e sendërzon sot kjo opozitë fuqinë ta çojë të drejtën në vend dhe unë them se jo, sepse pavarësisht defekteve të shumta që opozita ka, në një sistem të suspenduar demokracia opozitat janë të pafuqishme dhe të dobëta. Pra në një sistem diktatorial edhe nëse opozitat kanë të drejtë ato janë të dobëta.

5.Është folur shpesh për lidhjet e krimit të organizuar me politikën, megjithatë për zotin Rama ky është fillimi I fundit për ndikimin e botës së krimit në territor, por edhe në politikë. Sa realiste janë këto qëndrime?

Këtë deklaratë që thoni ju, Rama e bëri në Fier ku u mundua të na tregojë se drejtësia është e pavarur. Të besojmë këtë për një çast, drejtësia do luftojë krimin, por problemi është ky Edi Rama nëse SPAK është e pavarur qytetarët shqiptarë Ramës nuk i kërkojnë llogari për SPAK por pse votat në Shkodër i merr me Bajrat. Pra sa kemi parë ne nuk janë vetëm rastet e Bajrave, por se si u vodhën votat në Elbasan. Pra nëse shoqëria shqiptare ka një problem se krimi duhet rikthyer në botën e nëndheshme, ai që e nxori në sipërfaqe është kjo mazhoracë e kryesuar nga Edi Rama.

Zjarr Tv Ad