SPAK vendos nën hetim Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, “Rekrutimi i punonjësve të policisë në shkelje të ligjit”

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Renato Sali me gradën “Oficer” ankohet në emisionin Fiks Fare për padrejtësinë që po i bën Drejtoria e Burgjeve duke mos e emëruar në pozicionin e fituar me konkurs po në këtë institucion.

Ai u thotë gazetarëve se ka qënë pjesë e konkursit të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duke fituar edhe gradën. Aktualisht punon në paraburgimin e IEVP Sarandës si punonjës i rolit bazë.

Ndërkohë që z.Sali ishte i 40-i në listën e fituesve të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Në një takim që ai ka zhvilluar në Drejtorinë e Burgjeve ka rënë dakord që të emërohej oficer në IEVP Tepelenë, sipas gradës së fituar. Por, pavarësisht dakordësisë të marrë nga ky takim ,Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve emëroi në vend të tij një tjetër oficer z.Qirjako Dodi.

Ky i fundit ka qenë pjesë e konkursit të zhvilluar, por me më pak pikë se Renato Sali dhe i renditur në listë i 68-i. Z. Renato thotë se për këtë padrejtësi ka bërë ankesë dhe se z. Qirjako Dodi nuk qëndroi në atë pozicion, por për t’u hakmarrë ka depozituar një ankesë kundër z.Sali si person i korruptuar.

Në këtë institucion ju thuhen se janë në pritje të një përgjigje nga SPAK. Gazetarët i janë drejtuar edhe SPAK-ut për të marrë një përgjigje për Renato Sali.

Në përgjigjen e saj Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit thotë se nuk po heton z.Renato Sali si të korruptuar, por nën hetim nga ana e SPAK është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për rekrutim të punonjësve në Policinë e Shtetit në shkelje të ligjit./Fiks Fare

Zjarr Tv Ad