SPAK:”Do të punojmë fort me këtë bishtin e dinosaurit Korrupsion!”

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gati në të gjitha raportet ndërkombëtare të viteve të fundit, duke filluar me ato të Departamentit të Shtetit dhe Bashkimit Europian, e deri te vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar e Bankës Botërore, korrupsioni i madh shtetëror në Shqipëri deri në nivelet më të larta është kryefjalë.

Edhe në raportin më të fundit të “Transparency International”, lëvizja globale kundër korrupsionit, vendi ynë konsiderohet shteti me korrupsion më të lartë në rajon e më tej, përveç Bosnje-Hercegovinës, i cili është një vend problematik hibrid, mes serbëve dhe boshnjakëve.

Në Indeksin e saj Vjetor të Perceptimit të Korrupsionit të publikuar në 23 Janar të këtij viti, “Transparency International”, e rendit Shqipërinë në vendin e 106 nga 180 vende që përfshirën në raport. Kështu Shqipëria ka humbur edhe 7 pozicione nga viti i kaluar, pasi perceptimi i qytetarëve dhe opinionit publik ndaj pranisë së korrupsionit gjatë katër viteve të fundit është rritur shumë.

Në këtë raport përmendet edhe Reforma në Drejtësi dhe SPAK, si shpresa  më e madhe për të ndryshuar këtë situatë të rëndë, por deri më tani rezultatet e këtyre strukturave kanë qenë zhgënjyese.

Pikërisht këtë “zhgënjim” nga SPAK për luftën kundër korrupsionit të lartë në Shqipëri, që shkon në nivel ministrash dhe kontratash publike koncesionare qindra milionë euro të denoncuara,  ka trajtuar në Mapo edhe mjeshtri i karikaturës politike Bujar Kapexhiu.

Në punën e tij të fundit shfaqen prokurorët e SPAK, duke u marrë në tavolinën e punës me bishtin e dinosaurit Korrupsion, i cili vazhdo të qëndrojë pranë tyre i madh, i qetë dhe duke qeshur!

Image

Zjarr Tv Ad