Spanja lejon sportistët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presioni i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka detyruar qeverinë spanjolle të lejojë sportistët e Kosovës të garojnë të barabartë me shtetet tjera në garat ndërkombëtare të organizuara në territorin e saj.

“IOC dhe Komiteti Olimpik i Spanjës dëshirojnë të shprehin publikisht kënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e marrë sot nga Qeveria Spanjolle lidhur me pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare në Spanjë.

Me këtë vendim të komunikuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme, Bashkimi Evropian dhe në bashkëpunim me Josep Borrell, Qeveria e Spanjës do t’u sigurojë delegacioneve sportive të Kosovës të garojnë në Spanjë me vizën përkatëse dhe do t’i autorizojnë ata të përdorin simbolet e tyre kombëtare, himnin dhe flamurin në përputhje me protokollin olimpik”.”-shkruhet në komunikatën e IOC.

Spanja ishte kërcënuar nga IOC, se nëse nuk u jep të drejta të barabarta sportistëve kosovarë, nuk do të kenë mundësinë të organizojnë gara ndërkombëtare në vendin e tyre.

 

 

Zjarr Tv Ad