Spanja njofton masa të ashpra anti-Covid 19 ditën e premte

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet e Madritit kanë paralajmëruar se ditën e premte do të rikthehen masat e ashpra pas raportimeve të rasteve në rritje me koronavirus.

Madriti ka një të tretën e rasteve në të gjithë Spanjën, ku shikohet një rritje e lartë e infeksioneve në lagjet që kanë të ardhura të ulëta, kryesisht në jugun e vendit.

Antonio Zapatero kreu i grupit përgjegjës për pandeminë në Madrit u tha gazetarëve se: “Ne jemi duke marrë masa por nuk është e mjaftueshme… Asgjë nuk do të funksionojë nëse nuk jemi përgjegjës.”

Ai tha se njerëzit ishin duke organizuar festa, duke pirë në rrugë dhe duke mos respektuar rregullat e karantinës. Zapatero nuk dha detaje për masat që do të shpallen të premten, por tha se departamenti i shëndetësisë po konsideronte bllokimin e zonave që raportojnë rritje të lartë të infektimeve.

Që nga fillimi pandemisë në Spanjë janë infektuar rreth 600 000 persona dhe kanë humbur jetën rreth 30 000 të infektuar.

Autoritetet në Madrid shpresojnë të fillojnë përdorimin e testeve të shpejta nga java tjetër, të cilat do të ndihmonin në gjurmimin e rasteve më shpejt.

Zjarr Tv Ad