Spanjë, 78 të plagosur nga protestat në Katalonjë

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të paktën 78 persona u plagosën si pasojë e demonstratave në Katalonjë.

Demonstratat dhe protestat shpërthyen të hënën në Barcelona pas një vendimi të Gjykatës Supreme Spanjolle për të dënuar 12 politikanë separatistë.

Ndërkohë, presidenti autonom i Katalonjës, Kim Tora, falënderoi protestuesit që morën pjesë në mitingje “kundër padrejtësisë për të dënuar politikanët e ndaluar”, siç tha ai.

Autoritetet urdhëruan pezullimin e trafikut të metrosë në aeroport.

Administrata e aeroportit tha se të paktën 20 fluturime u anuluan për shkak të protestave.

Në Katalonjë, më 1 tetor të vitit 2017, është mbajtur një referendum, në të cilin shumica e atyre që kanë marrë pjesë, kanë votuar për pavarësi nga Spanja.

Zjarr Tv Ad