Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministri Spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, ka përjashtuar mundësinë e rikthimit total të masave të bllokimit dhe izolimit për shkak të pandemisë, duke theksuar se ‘Edhe Madridi nuk do ti nënshtrohet masave totale’
Duke folur gjatë një interviste në radio me transmetuesin ‘Ser Catalunya’, Illa tha se masa të tilla nuk do të ishin “të përshtatshme” për momentin, pavarësisht rritjes së rasteve të infeksionit Covid.
Shifrat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë një rritje të qëndrueshme të rasteve në të gjitha rajonet, me përjashtim të Aragones, i cili po sheh rënie rastesh, dhe Katalonjës e Vendeve Baske, të cilat kanë nivele të stabilizuara. Situata është nën kontroll,” – siguroi Illa.