Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
332 emigrantë mbërritën të martën në portin e Malagës në Spanjën Jugore pasi u shpëtuan në det nga një anije e rojës bregdetare. Ata po përpiqeshin të kalonin me gjashtë gomone Detin Mesdhe. Sipas Kryqit të Kuq, midis emigrantëve të mbërritur kishte 78 gra dhe 14 fëmijë. Bashkimi Evropian thotë se Spanja ka zëvendësuar Italinë si destinacion i emigrantëve që kalojnë Mesdheun për në Evropë. Agjencia e mbrojtjes kufitare dhe bregdetare Frontex tha se rreth 150 mijë veta hynë në Bashkimin Evropian përmes kalimeve të parregullta në vitin 2018, duke shënuan një rënie krahasuar me pesë vjet më parë. Ardhjet në Spanjë përmes Marokut u dyfishuan në 57 mijë, duke e shndërruar këtë rrugë në më aktiven e emigracionit të paligjshëm.